Nasuf Bejta kundërkandidat i Vjosa Osmanit

Nasuf Bejta kundërkandidat i Vjosa Osmanit

Nasuf Bejta, do të jetë kundër-kandidat i Vjosa Osmanit për President.

Ai në zgjedhjet e fundit garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbante numrin 64.

“Po, është e vërtetë që jam kundër-kandidat, janë mbledh nënshkrimet dhe jam i gatshëm ta sfidoj zonjën Osmani”, tha ai për Klan Kosovën.

Ndryshe, për ora 16:00 është thirrur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Një orë më herët do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com