Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e ka ‘sulmuar’ kryeministrin, Albin Kurti për vendimin e heqjes së taksës, shkruan Insajderi.
Kuçi përmes Facebook ka shkruar se kur Haradinaj e kishte votuar demarkacionin, VV e quajti tradhëti derisa votimi bëhej nën presion të madh ndërkombëtar.
“Tash në pushtet, vendimi i parë i madh i Kurtit ishte heqja e taksës 100% ndaj Serbisë. I njëjti presion ndërkombëtar është edhe sot”, ka shkruar tutje Kuçi.