Natyra Kuçi tregon dinjitet, veprimi i saj turpëron VV-në

Natyra Kuçi tregon dinjitet, veprimi i saj turpëron VV-në

Kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se nëse Nisma hyn në Kuvend, ajo s’do të jetë deputete mirëpo, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit.

Kuçi përmes Facebook ka thënë se votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen dhe ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake.

“Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur”, ka shtuar ajo.