
Sir David Attenborough ka thyer rekordin e Jennifer Aniston për kohën më të shpejtë për të arritur një million ndjekës në Instagram.
Në moshën 94 vjeçare llogaria e Instagramit të natyralistit u rrit me shpejtësi marramendëse në katër orë e 44 minuta sipas Guinness World Records, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Posti debutues i tij thotë: “Shpëtimi i planetit tonë është një sfidë komunikimi”.
Tetorin e kaluar aktorja Jennifer Aniston arriti një milion në pesë orë dhe 16 minuta.
Në videon e parë, veterani u tha ndjekësve “Jam duke bërë këtë lëvizje dhe duke eksploruar mënyra të reja të komunikimit për mua, sepse sikur e dijmë të gjithë bota është në telashe”.
“Kontinentet janë në zjarr. Akullnajat janë duke u shkrirë. Koralet po vdesin. Peshqit po zhduken nga oqeanet. Lista vazhdon pafundesisht. Të shpëtosh planetin është një sfidë e komunikimit”.
Ndjekësit e Sir David arritën 2.5 milion brenda 24 orëve./Insajderi.com