Navalny akuzon pushtetin rus se e ka rrëmbyer bashkëpunëtorin e tij

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny e ka akuzuar pushtetin rus se e kanë rrëmbyer bashkëpunëtorin e tij, aktivistin Ruslan Shavedinov dhe e kanë dërguar në shërbimin ushtarak në bazën ushtarake në rajonin e Polit të Veriut.

Navalny akuzon pushtetin rus se e ka rrëmbyer bashkëpunëtorin e tij

Shavenidov është arrestuar të hënë në shtëpinë e tij në Moskë dhe me aeroplan është transportuar në arkipelagun Novaja Zemla në Oqeanin Arktik, 5.600 kilometra larg Moskës.

Kundërshtari më i madh i presidentit rus Vladimir Putin e ka akuzuar pushtetin për rrëmbim të Shavedinov i cili, kishte qenë i liruar nga shërbimi ushtarak, transmeton BBC.

Shavenidovin e ka akuzuar njëri prej zyrtarëve të ushtrisë për shmangie të shërbimit ushtarak.

Shërbimi ushtarak është në kohëzgjatje prej 12 muajve i cili është i obligueshëm në Rusi për gjithë meshkujt të moshës prej 18 deri 27 vjeç.

Shavedinov deri tani ka punuar si menaxher i projektit në Fondacionin për Luftë kundër Korrupsionit (FLK) të cilin e udhëheqë Navalny.

Gjykata e Moskës të hënë e ka refuzuar ankesën e Shavedinovit i cili ka kërkuar që të mos shkojë në ushtri për arsye shëndetësore.

Sipas medieve ruse, mbrëmjen e njëjtë e kanë marrë Shavedinovin dhe më pas telefoni i tij nuk ka pasur qasje. FLK e ka lajmëruar zhdukjen e tij.

Navalny ka thënë se Shavendiov, cili ka arritur të gjejë një telefon, e ka thirr dhe i ka thënë se e kanë dërguar në një bazë në arkipelagun Novaja Zemla në Arktik, ai gjithashtu ka thënë se është nën mbikëqyrje konstante dhe se është caktuar një njeri i cili po e përcjellë në çdo hap, madje edhe kur shkon në tualet./Insajderi.com.