
Opozitari i helmuar rus, Alexei Navalny, gjatë kohës së shërimit, po qëndronte për shërim në një spital në Berlin, ku deklaroi se ishte vizituar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, transmeton Insajderi.
Vizitën e Kancelares Merkel, e ka konfirmuar personalisht Navalny, me një shkrim në rrjetet sociale, ku thoshte “ishte një takim privat dhe diskutim me familjen. I jam mirënjohëse Kancelares Merkel që më vizitoi në spital”.
Në anën tjetër, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stephen Seibert, ka konfirmuar vizitën e Kancelares Merkel te opozitari rus, Navalny, duke thënë se nuk ishte një takim “sekret” siç shkruajti “Der Spiegel”, por ishte takim “privat”. /Insajderi.com