Nazim Sahiti nuk është më drejtor i krimeve ekonomike, por këshilltar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës

Nazim Sahiti nuk është më drejtor i krimeve ekonomike, por këshilltar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës

Nazim Sahiti nuk do të jetë më drejtor në Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike.

Por, ai do marrë pozitën e këshilltarit në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Referuar kërkesës suaj, u informojmë se zyrtari në fjalë, është sistemuar në pozitën këshilltar në Drejtorinë Rajonale Policore të Prishtinës”, ka thënë ai për Insajderi.

Nuk është hera e parë që Sahiti largohet nga pozita e drejtorit.

I kishte ndodhur edhe më parë, por ishte kthyer me vendim të gjykatës. /Insajderi.com