fbpx

Ndahen 250 mijë euro për rregullimin e lumit Drenica

Ndahen 250 mijë euro për rregullimin e lumit Drenica

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar sot marrëveshje të mirëkuptimit me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica, faza e parë” në vlerë 250 mijë euro.

Ministria e Zhvillimit Rajonal nga buxheti i vet për vitin 2019 do të ndajë mjete në verën prej 70 mijë eurove, kurse Komuna nga buxheti vjetor për vitin 2019 do të ndajë mjete në vlerën prej 120 mijë euro, derisa pjesa prej 60 mijë euro do të ndahet nga Komuna e Drenasit në një fazë tjetër të realizimit të projektit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëfinancimin e këtij projekti, kryetari Lladrovci dhe ministri Demiri, janë zotuar se do t’i kryejnë obligimet e tyre sipas marrëveshjes së nënshkruar.