Ndahen çmimet për sjelljet më të këqija për vitin 2020 – edhe Rita Ora merr një

Ndahen çmimet për sjelljet më të këqija për vitin 2020 – edhe Rita Ora merr një

Daily Mail ka prezantuar edicionin e pestë të eventit të për vjetshëm, që ‘nderon’ sjelljet më të këqija të fytyrave publike, njofton Insajderi.

Në bashkëpunim me ekspertin e kodit të mirësjelljes, William Hanson, për katër javë rresht kanë gjykuar me kujdes se kush nga bota e artit, televizionit dhe politikës duhej përzgjedhur për çmimet e eventit.

Ndër ta ishte edhe Rita Ora, e cila së fundmi ka qenë në vëmendjen e publikut për shkeljet e njëpasnjëshme të rregullave që ishin vendosur për kundër përhapjes së Coronavirusit.

Ajo udhëtoi drejt Egjiptit pa kryer test dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, duke mos ruajtur në këtë mënyrë as distancën fizike. Përveç një lumë kritikash dhe bojkotimesh nga fansat e të tjerë, ajo pagoi edhe një gjobë mbi 10 mijë paundësh.

Gazeta me shumë ironi e quan Rita Orën si “më së paku vetëmohuese” duke listuar kështu edhe arsyet pse ajo ishte e denjë për këtë çmim.

Me sarkazëm të theksuar, përveçse një këngëtare e suksesshme, pak persona e dinë se ajo është edhe një mikrobiologe e kualifikuar, e specializuar për viruset.

“Në përputhje me rrethanat, vitet e saj të hulumtimit dhe doktoratës në epidemiologji nga Shkolla e Teatrit Rinj Sylvia (i referohet shkollës që Ora ka ndjekur) do të thoshte se ajo e dinte shumë mirë që Coronavirusi do të shmangte zonat e pasura të Londrës perëndimore, duke lënë Dr. Ora dhe profesionistë të tjerë mjekësorë të tillë si Cara Delevingne MD dhe profesor Vas J Morgan (modelja dhe aktori, respektivisht, të ftuar në festën e saj) të festojë në masë”, shkruan Daily Mail.

“Kur u zbulua festa e ditëlindjes në Notting Hill, që binte ndesh me rregullat, zonja Ora kërkoi falje me shpejtësi duke thënë se ishte një vendim i një momenti të shpejtë”

“Nëse jeni dakord me rregullat apo jo nuk ka rëndësi. Ato janë rregulla. Nëse nuk jeni dakord, atëherë hyni në parlament dhe loboni për t’i ndryshuar ato”

“Askush nuk është mbi rregulla. Ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, përfundon gazeta.

Në anën tjetër, Rita Ora ka udhëtuar drejt Bullgarisë ku do të xhirojë videoklipin e saj të ri. Burime për gazetën “The Sun” thanë se ajo do të qëndronte atje edhe për festat e fund vitit, për t’iu larguar vëmendjes se keqe që ka marrë kohët e fundit. /Insajderi.com