Ndahen mjete shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues

Ndahen mjete shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve për kompensim shtesë të pagave për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përcjell Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili këtë vendim e ka quajtur meritor.

Sipas tij, SHKK-ja gjatë pandemisë̈ ka punuar me kapacitete të plota dhe ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVID-19 përbrenda institucionit.

“Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com