Ndahet avioni mes për mes, me 200 pasagjerë në të (VIDEO)

Ndahet avioni mes për mes, me 200 pasagjerë në të (VIDEO)

Një Aeroplan i India Express me gati 200 pasagjerë në bord është rrëzuar në shtetin jugor Kerala në Indi, njoftojnë mediat në atje, shkruan Insajderi.

Aeroplani, që kishte marrë rrugë për në Dubai, rrëshqiti nga pista në aeroportin Calicut, derisa po ateronte, shkruan BBC.

Operacioni i shpëtimit është duke ndodhur dhe skuadrat e emergjencës veçmë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ka ndonjë pasojë në njerëz nga ky aksident.

Disa pamje në rrjetet sociale e tregojnë avionin të ndarë në dy pjesë.

Incidenti ka ndodhur sot gjatë ditës rreth orës 19:00 me kohën lokale (ora 15:30 në Kosovë).

Arsyeja e rrëshqitje raportohet të jetë për shkak të shirave të mëdha që tash po bien në Indi për shkak të sezonit të reshjeve që është i parvjetshme atje./Insajderi.com