Gjatë ditës së sotme, grupi “Troja” publikuan një komunikatë, ku dhanë lajmin se grupi janë ndarë.
“Pas gati 30 viteve TROJA e mbyllë kapitullin e saj. Muret e TROJËS janë përçarë”, fillon postimi.
“Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata. TROJA i ka mbijetu shumë sistemeve që nga para lufta po edhe nga pas lufta, e gjithë kjo duke iu falemnderu juve që na keni dëgju dhe perkrahë. Kurrë, TROJA nuk ka qenë personale vetëm e njërit apo tjetrit anëtar, e as më pak pronë private, por e gjithë juve që na keni motivu për me kriju diçka më ndrysheE dimë që disa kanë me u mundu me keqpërdorë emrin TROJA, edhe kengët e TROJËS – dhe ju dëshirojmë fat! Disa kanë me këndu dhe kanë me u paraqitë si “TROJA,” po ajo është vjedhje e mundit, identitetit dhe ideologjisë të cilin ky bend e ka paraqitur me dekada”.
Më pas, ata cekin se çdo perfomancë e reklamuar si grupi “Troja” e që nuk është postuar në llogarinë zyrtare në Facebook, është keqpërdorim dhe abuzim i emrit të grupit.
“Çdo aktivitet që mbahet në emër te grupit TROJA që më parë nuk ështe lajmëruar në faqën zyrtare të saj, është keqpërdorim dhe abuzim i emrit të grupit dhe vlerave artistike te saj, të kultivuara me vite. Faleminderit të gjithëve që na keni dashtë, shajtë dhe përkrahë, na keni urrejtë, na keni dëgju, por edhe atyre që na ka kanë dëgju fshehurazi”.
Më poshtë, postimi i plotë në Facebook. /Insajderi.com
I erdh fundi edhe këtij muhabeti…TROJA ka një kohë që nuk ka qenë aktive në skenë edhe pse ka pasur tendenca të…
Gepostet von TROJA am Mittwoch, 17. Juni 2020