Ndahet nga jeta Anita Lane

Ndahet nga jeta Anita Lane

Anita Lane, një këngëtare dhe kompozitore e dashur australiane e cila ishte anëtare e “The Birthday Party” dhe “Nick Cave’s Bad Seeds”, si dhe këngëtare solo, ka vdekur në moshën 61 vjeçare, shkruan Billboard, transmeton Insajderi.

Deri më tani nuk informacione të mëtejshme në lidhje me shkakun e vdekjes ose kur Lane ndërroi jetë, por ish-shoku i saj i grupit Cave konfirmoi lajmin në një postim të gjatë në të cilin ai e quajti atë si “më të zgjuarën dhe më të talentuarën nga të gjithë ne, deri tani”.

Mute Records, konfirmoi vdekjen e saj në një deklaratë ku shkruhej, “Anita ishte një frymë e bukur e pabotë me zërat më të butë, dhe do të na mungojë tmerrësisht”.

“Gjithmonë kishte diçka magjike që ndodhte kur vinte Anita, ajo ndryshoi perceptimin e gjithçkaje që shikonit. Ajo ishte frymëzuese dhe solli diçka unike të saj në punën e të gjithëve me të cilët bashkëpunoi. Çdo artist dëshiron të jetë i paparashikueshëm; ne duam që të artistët të jenë të paparashikueshëm, Anita ishte jashtëzakonisht e paparashikueshme”. /Insajderi.com