Ndahet nga jeta gjyshja e Barack Obamas

Ndahet nga jeta gjyshja e Barack Obamas

Në moshën 99 vjeçare, ka ndërruar jetë gjyshja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, përcjell Insajderi.

Vdekjen e Mama Sarah Onyango Obama e ka konfirmuar vajza e saj, Marsat Obama, e cila i tha se nëna e saj vdiq në Spitalin Mësimor dhe Referues Jaramogi Oginga Odinga, Kisumu në orën 04:45 të hënën.

Marsat tha se nëna e saj ishte e sëmurë për disa kohë dhe kishte pësuar një sulm në shtator të vitit të kaluar dhe ishte shtruar në spital të dielën në mëngjes.

“Ajo u diagnostikua me sulm në shtator të vitit të kaluar dhe kishte probleme me sheqerin në gjak,” transmeton ‘NATION’.

Mama ishte në moshë 99 vjeç, një filantropiste e famshme të cilën e donte populli amerikan për atë që bënte ajo,. Ajo ndihmonte në mobilizimin e fondeve për të paguar tarifat e shkollës për shumë fëmijë jetimë dhe fëmijë të pambrojtur.

Presidenti Uhuru Kenyatta ngushëlloi familjen Obama, duke thënë se Mama ishte si një ikonë e vlerave familjare dhe një filantropiste.

“Vdekja e Mama Sarah është një goditje e madhe për kombin tonë. Ne kemi humbur një grua të fortë, të virtytshme, një matriark që mbajti së bashku familjen Obama dhe ishte një ikonë e vlerave të familjes, ” shtoi Presidenti.

Ai tha se Mama Sarah Obama do të mbahet mend nga shumë për punën e saj filantropike, veçanërisht në shtëpinë e saj Nyang’oma-Kogelo në Qarkun Siaya ku ajo nisi disa projekte të zhvillimit të komunitetit.

Mama do të varroset të marten në shtëpinë e saj në Kogelo para mesditës. /Insajderi.com