Ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare aktivisti i Vetëvendosjes

Ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare aktivisti i Vetëvendosjes

Është ndarë nga jea në moshën 30-vjeçare aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Ferati, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë për të ditur nga Vetëvendosje, përmes njoftimeve në rrjetin social Facebook.

“Na paska lënë edhe Ardiani. Në këtë kohë kur vdekja më shumë se zakonisht është bërë pjesë e përditshmërisë, kur po na godet përmes më të rinjve dhe më të mirëve, po është më e dhimbshme”, ka shkruar anëtari i kryesisë së LVV-së, Xhelal Sveçla.

Për vdekjen e Feratit ka shkruar edhe aktivisti i partisë, Arianit Beqiri.

“Ka ndërruar jetë, në moshën 30 vjeçare, aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkëvendasi im, Ardian Ferati. Ngushëllime të gjithë aktivistëve e familjarëve”, ka shkruar Beqiri në faqen e tij në Facebook./Insajderi.com

Image may contain: 1 person, sky, outdoor and nature