Ndahet nga jeta reperi i njohur në moshën 21-vjeçare

Ndahet nga jeta reperi i njohur në moshën 21-vjeçare

Reperi amerikan Juice Wrld është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare.

Vdekja e muzikantit, e raportuar për herë të parë nga portali TMZ, është konfirmuar nga autoritetet mjekësore në Illinois.

Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut tha se ai vdiq të dielën dhe shkaku i vdekjes nuk dihet ende.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jarad Anthony Higgins, ishte më i njohur për hitin e tij viral në vitin 2018 “Lucid Dreams”.

 

Higgins, sipas TMZ, pati fillimisht një problem me shëndetin në aeroportin e Chicagos Midway, të dielën në mëngjes.

Policia tha për BBC se 21-vjeçari pati një urgjencë mjekësore rreth orës 02:00 me kohën lokale dhe u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur.

Policia ka nisur një hetim për vdekjen e papritur të tij.