Ndalim për 48 orë ndaj ish-drejtorit të prokurimit dhe djalit të tij për sulm ndaj policit

Ndalim për 48 orë ndaj ish-drejtorit të prokurimit dhe djalit të tij për sulm ndaj policit

Masë e ndalimit prej 48 orësh, është caktuar ndaj ish-drejtorit të Prokurimit në Komunën e Gjilanit, Salih Kçiku dhe djalit të tij, pasi që dyshohen se të mërkurën kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor në oborrin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se pas intervistimit të dy të dyshuarve, të njëjtit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

“Ata janë intervistu edhe janë ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë”, tha prokurori Maloku.

Lidhur për këtë rast, Stacioni Policor në Gjilan ka lëshuar komunikatë duke e cilësuar rastin si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Aty thuhet se policia tashmë  ka ngritur kallëzim penal, ndaj dy të dyshuarve.