Ndalohen për ryshfet dy doganierë në Maqedoninë e Veriut

Ndalohen për ryshfet dy doganierë në Maqedoninë e Veriut

Dy zyrtarë doganorë nga vendkalimin kufitar i Tabanocit janë privuar nga liria, kurse ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse. Ata dyshohen se kanë pranuar ryshfet.

“Më 28 korrik 2019, në orën 03:00, personi i dëmtuar ka paraqitur se ka dhënë ryshfet tek doganierët në VK Tabanoc, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës Departamenti për Krime Ekonomike ka vepruar menjëherë, dhe pas bastisjes personale të doganierëve Z.J. nga fshati Otle dhe T.M. nga Kumanova si dhe gjatë kontrollit të objekteve zyrtare të Drejtorisë së Doganave në Tabanoc, janë gjetur 1670 euro dhe 190 franga zvicerane.

Doganierët janë privuar nga liria”, thuhet mes tjerash në kumtesën e MPB-së./Alsat/