Ndalohen tre persona për sulm arbitrit të ndeshjes së futbollit

Ndalohen tre persona për sulm arbitrit të ndeshjes së futbollit

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar tre persona për 48 orë, me dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit I.Z., M.Z. dhe S.SH., më 23 tetor 2019, rreth orës 16.00, në stadiumin e Gjilanit, kanë sulmuar M.M., në atë mënyrë që derisa i njëjti ishte në cilësinë e arbitrit anësor, duke dalë nga fusha e lojës, të dyshuarit I.Z. dhe M.Z., e sulmojë, duke e goditur disa herë me grushte në pjesën e kokës.

Pas ndërhyrjes së personave prezent për t’i ndarë, ndërhyn edhe i dyshuari S.SH., i cili po ashtu e godet dy herë me grushte në kokë, me ç’rast si pasojë e lëndimeve të marra, i dëmtuari detyrohet që të kërkojë tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurve, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.