Ndalohen tre zyrtarë policorë të dyshuar për rastin “Karaçeva”

Ndalohen tre zyrtarë policorë të dyshuar për rastin “Karaçeva”

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, bëjnë të ditur se të mërkurën janë ndaluar tre zyrtarë policorë që dyshohet se janë të përfshirë në rastin “Karaçeva”, përcjell Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, tre të dyshuarit (zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje) janë ftuar pasditen e së mërkurës për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali.

“Të njëjtit pas intervistës, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kontrabandimi me mallra’ e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, kurse si pjesë e procedurave administrative me rekomandim të IPK-së edhe janë suspenduar./Insajderi.com