Ndalohet edhe një person lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

Ndalohet edhe një person lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

Departamenti Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka ndaluar të pandehurin V.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndalimi i këtij personi ka të bëjë me rastin “Karaçeva”.

I pandehuri V.B., dyshohet se gjatë vitit 2020, në mënyrë ilegale ka zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në kazinon e quajtur ‘’Admiral’’, në këtë fshat të Kamenicës.

I njëjti me vendim të prokurores së rastit gjendet në ndalim prej 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan. /Insajderi.com