Ndalohet një serb në afërsi të Ministrisë së FSK-së

Ndalohet një serb në afërsi të Ministrisë së FSK-së

Një serb ështa ndaluar nga Policia e FSK-së, pasi kishte hyrë në parkingun e Ministrisë i paautorizuar.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe drejtori i departamentit për marrëdhënie me publikun, Ibrahim Shala.

Shala ka thënë se personi ka qenë i pa informuar që ka hyrë në parkingun e FSK-së.

“Një qytetar i komunitetit serb, e jo gazetar, si duket i pa informuar ka hy me makinë në parkingun e ministrisë së FSK-së. Për shkak të masave të shtuara të sigurisë, në prag të ceremonisë “Mandatimit të FSK-së” që do të mbahet me datë 14 në ndërtesën e MFSK-së, Policia e FSK-së personin në fjalë e ka legjitimuar dhe   e ka dorëzuar  tek Policia e Kosovës e cila  procedon më tej sipas procedurave të tyre” tha Shala për Insajderin.

Në anën tjetër Policia ka bërë të ditur për Insajderin, se për këtë çështje nuk kanë hapur rast, pasi s’ka pasur asgjë të dyshimtë.

Kujtojmë që nesër pritet votimi i Ushtrisë, kurse në Ministrinë e FSK-së do të jetë edhe një ceremoni e organizuar nga Qeveria e Kosovës. /Insajderi.com