Ndalohet qarkullimi i automjeteve për 1 maj në Gërmi

Ndalohet qarkullimi i automjeteve për 1 maj në Gërmi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një urdhëresë ku ndalohet qarkullimi i automjeteve në parkun e Gërmisë gjatë ditës së punëtorëve, përcjell Insajderi.

Në këtë urdhëresë të publikuar nga Ahmeti, thuhet se do të lejohen vetëm automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi” dhe të Drejtorisë së Inspeksionit dhe automjeteve emergjente.

Po ashtu edhe transporti i qytetarëve do të behët vetëm deri tek pishina.

Sot është 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, dhe çdo vite më këtë datë qytetarë të shumtë mblidhen në  Parkun e Gërmisë për të festuar./Insajderi.com