Ndalohet shoferi i automjetit i cili goditi motoçiklistin për vdekje

Ndalohet shoferi i automjetit i cili goditi motoçiklistin për vdekje

Me vendim të prokurorisë është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë vozitësi i automjetit i cili në rrugën “Halim Orana” në qytetin e Gjilanit ka goditur një motoçikletë të cilën ishte duke e drejtuar 26 vjeçari D.H i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra.

Prokuroria nëpërmjet një komunikate e cila është lëshuar për publikun ka sqaruar rrethanat e aksidentit i cili përfundoi me fatalitet.

Prokuroria thekson se nga kthimi i pasigurt i automjetit është shkaktuar aksidenti në fjalë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 10 prill 2020, rreth orës 12:10 minuta në Gjilan, ka ndodhur një aksident me fatalitet, në të cilin ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari M.H., ka rrezikuar trafikun publik, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e markës ‘Opel Corsa’, për shkak të kthimit të pasigurt, ka goditur motoçikletën e markës ‘Honda’, të cilën e drejtonte i ndjeri D.H., nga Gjilani, duke i shkaktuar lëndime me pasoja fatale, me ç’rast dërgohet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pa shenja jete” thuhet në këtë komunikatë.

Sipas prokurorisë dyshohet se vozitësi i automjetit të ketë kryer veprën penale të rrezikimit të trafikut publik ‘I dyshuari M.H., me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet nga Gjykata kompetente në Gjilan masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale” thuhet në këtë komunikatë.

Lexo edhe:

Lajmi i fundit: Vdes motoçiklisti në Gjilani

Haziri ngushëllon familjen Huruglica me rastin e ndarjes tragjike të të riut, Debatik Huruglica