Sot gjashtë vjet, Robin van Persie realizoi ndër golat më të mirë në një kampionat botëror, dhe padyshim golin më të mirë në karrierën e tij.
Po zhvillohej ndeshja e parë në grupin B të kampionatit botëror që u zhvillua në Brazil, mes Spanjës dhe Holandës, kur van Persie fluturoi dhe realizoi me kokë nga 16 metra, duke e paraboluar portierin Iker Casillas.
Holanda ishte shumë e fortë më 13 qershor 2014 për Spanjën, duke e mposhtur 5:1. Spanja nuk e kaloi grupin, kurse Holanda arriti deri në gjysmëfinale ku u mposht me penallti nga Argjentina.
Kampion bote u shpall Gjermania ku me golin e Gotze në minutën 113, mposhti Argjentinën.
Insajderi.com