“Nderime atdheut”, tentimi i serishëm i Thaçit për ta mashtruar opinionin për ushtrinë

“Nderime atdheut”, tentimi i serishëm i Thaçit për ta mashtruar opinionin për ushtrinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas miratimit të tri projektligjeve për transformimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK), në Ushtri të Kosovës ka tentuar sërish që meritat t’i marr për vete.

Ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku e bënë vetën protagonist në procesin e formimit të ushtrinë, pas një iniciative të cilën e kishte marr vitin e kaluar, prej të cilët u detyra të të kthehet prapa.

Ndërsa kësaj video ia kishte bashkangjitur edhe një mbi shkrim ku shkruan se është gjithmonë në shërbim të vendit dhe të qytetarëve.

“Gjithmonë duke nderuar atdheun dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, ushtarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar sot Thaçi.

Projektligji të cilin e kishte propozuar presidenti Thaçinuk kishte arritur as të dalë në votim, pas reagimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk e përkrahnin formimin e ushtrisë me ndryshime ligjore.

Ishte kthyer prapa edhe pse Thaçi pati thënë se nëse nuk e çon deri në fund formimin e ushtrisë, do të jepte dorëheqje.

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri projektligjet që i hapin rrugë formimit të Ushtrisë. Një gjë të tillë e ka kundërshtuar vetëm Lista Serbe, që ka dalur nga seanca.

Projektligji i parë për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota për dhe asnjë kundër.

Projektligji për FSK-në gjithashtu u miratua në lexim të parë me asnjë votë kundër, dhe me 98 deputetë që votuan pro.

Kurse me 96 vota për, është miratuar edhe Projektligji për Shërbim në FSK. Me miratimin e këtyre tri ligjeve, Kuvendi ka dhënë dritën e gjelbër për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj ditë më parë është zotuar se zyrtarisht Kosova do të bëhet me ushtri në muajin nëntor. /Insajderi.com

Gjithmonë duke nderuar atdheun dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, ushtarët e Republikës së Kosovës. HTH

Gjithmonë duke nderuar atdheun dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, ushtarët e Republikës së Kosovës. HTH

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, 18 October 2018