Ndërmarrja në Gjakova ua paguan punëtorëve kontrollet mjekësore

Ndërmarrja në Gjakova ua paguan punëtorëve kontrollet mjekësore

Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave në Gjakovë, “Çabrati” nuk do të kenë nevojë që të shpenzojnë për kontrolle mjekësore.

Kjo ndërmarrje publike ka vendosur që t’ua paguajë kontrollet mjekësore të gjithë personelit.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës e publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik,  Kompania Regjionale e Mbeturinave Çabrati  në Gjakovë ka angazhuar Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë për të bërë kontrollet e personelit.

Fiks 3 mijë e 609 euro do t’i kushtojë buxhetit të ndërmarrjes publike ky shërbim ndaj personelit./Insajderi.com

Kontrolli mjeksor per personelin