Nderohen viktimat e sulmeve terroriste në Christchurch

Nderohen viktimat e sulmeve terroriste në Christchurch

Një akademi përkujtimore është mbajtur në Christchurch të Zelandës së Re për të nderuar 50 viktimat e sulmeve të 15 marsit.

Kryeministri Jacnda Ardern foli në ngjarjen e cila u transmetua drejtpërdrejt në televizion, së bashku me udhëheqësit myslimanë dhe një të mbijetuar të sulmit.

Gjithashtu, performoi Cat Stevens, këngëtari britanik që u konvertua në fenë islame në vitet 1970.

Më shumë se 20,000 njerëz morën pjesë në këtë ngjarje në Hagley Park pranë xhamisë së Al Noor.

“Ne nuk jemi të imunizuar ndaj viruseve të urrejtjes e të frikës. Nuk kemi qenë asnjëherë, por ne mund të jemi kombi që mund të zbulojë kurën”, deklaroi Ardern.

Dhjetëra përfaqësues të qeverive nga e gjithë bota morën pjesë në këtë akademi, duke përfshirë kryeministrin australian, Scott Morrison.