Ndërpriten bisedimet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Liderët e Bashkimit Evropian kanë ndërprerë bisedimet pa marrëveshje për atë që të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE, ndërsa janë marrë vesh që vendimi për këtë të merret deri në fund të tetorit.

Ndërpriten bisedimet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dy vende kanë pritur që në samit të marrin dritën e gjelbër për fillimin e negociatave për hyrje në BE, mirëpo Komisioni Evropian ka insistuar që të përmbushen të gjitha kriteret, transmeton AP.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka refuzuar të miratojë që asnjëri nga këto shtete të hyjë në BE derisa procedurat për zgjerim nuk avancohen, derisa Holanda kundërshton kandidaturën e Shqipërisë.

“Sot nuk kemi marrë vendim, por nesër do të vazhdojmë të debatojmë për këtë”, ka deklaruar kryeministri i Finlandës Antti Rinne, shteti i të cilit aktualisht e kryeson BE-në.

I pyetur për shanse të gjendet kompromisi, ai ka thënë se nuk është i sigurt që kjo është e mundur, por se shpreson që marrëveshja është e mundur./Insajderi.com.