Ndërrimin e motmoteve do e prisni me Mozzikun

Ndërrimin e motmoteve do e prisni me Mozzikun

Mozzik ka rezervuar një suprizë për të gjithë fansat e tij. Sapo akrepat e orës të preken dhe shënojnë mesnatën, ai do publikojë edhe këngën e tij të re – një produksion ky aspak i paralajmëruar në rrjete sociale, njofton Insajderi.

Viti 2020 ishte padyshim një nga vitet më të rëndësishme të karrierës së tij. Ai publikoi një album dhe hite të padiskutueshme.

Lajmin për këngën e re e dha me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instragram.

Kënga e re titullohet “N’Tiranë”, e reperi publikoi edhe disa fotografi ku në sfond shihet kryeqyteti shqiptar.

Duke qenë se kjo do të jetë kënga e parë për vitin 2021, artisti po jep indikacione se një vit akoma më i mirë është në horizontin e tij. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)