Ndërron jetë aktori i njohur britanik

Ndërron jetë aktori i njohur britanik
Burimi i fotografisë: Nick Potts/PA

Trevor Peacock, i cili luajti Jim Trott në Vicar of Dibley, ka vdekur në moshën 89 vjeçare. Aktori i cili u shfaq në shumë shfaqje britanike, nga EastEnders te Jonathan Creek, kishte demencë, njofton Insajderi.

Një deklaratë në emër të familjes së tij tha: “Trevor Peacock, aktor, shkrimtar dhe autor i këngëve, vdiq në moshën 89 vjecare në mëngjesin e 8 marsit nga një sëmundje e lidhur me demencën”.

Peacock, i cili ishte gjithashtu një aktor dhe skenarist në vitet 1950 dhe 60, u pa për herë të fundit në TV në vitin 2015 të edicionin special të shfaqjes jashtëzakonisht të njohur “Dawn French”. /Insajderi.com