Mary Wilson, këngëtarja legjendare e “Motoën” dhe anëtarja themeluese e “The Supremes”, ka ndërruar jetë të hënën, transmeton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e këngëtares e ka bërë të ditur shoku i saj dhe publicist, Jay Schwartz, i cili nuk dha asnjë detaj për shkakun e vdekjes së saj.
Ajo ndërroi jetë papritmas në moshën 76 vjeçare, në shtëpinë e saj në Nevada.
Si një anëtare origjinale e “The Supremes”, Wilson ndihmoi në prishjen e barrierave racore dhe gjinore, gjatë kohës së saj me grupin “Motoën”, i cili u themelua në Detroit në 1959.
Mary së bashku me Diana Ross dhe Florence Ballard përbënin konfigurimin e parë të suksesshëm të “The Supremes”. /Insajderi.com