Ndërron jetë avokati nga Prishtina

Ndërron jetë avokati nga Prishtina

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se ka humbur anëtarin e saj, avokatin Jusuf Berisha.

Varrimi i të ndjerit është bërë dje në ora 16:00 në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) në Prishtinë, nga rrethi i ngushtë familjarë, për shkak të pandemisë COVID-19.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Avokati, Jusuf u lind me 01.03.1955 në fshatin Lupç i Poshtëm, Komuna e Prishtinës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 28.04.1990, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 14.12.2002 në Prishtinë. Gjatë periudhës 31.01.2003 e deri më 21.10.2003 ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Mitrovicë”.

“Avokati Jusuf ushtroi profesionin e avokatit që nga data 20.04.2004 me seli të zyrës në Prishtinë”, përfundon njoftimi i Odës së Avokatëve.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura. /Insajderi.com