Ndërron jetë futbollisti i famshëm kosovar, Labinot Harbuzi

Ndërron jetë futbollisti i famshëm kosovar, Labinot Harbuzi

Në moshën 32 vjeçare futbollisti i famshëm nga Kosova, Labinot Harbuzi.Lajmi është konfirmuar nga gazeta e famshme suedezs aftonbladet.se.

32-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 10:30 në mëngjesin e ditës së sotme, shkruan Insport.

Gjithnjë sipas ‘Aftonbladet.se’, lojtari nga Peja ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Ndihma e shpejtë menjëherë ka ardhur nê vendin e ngjarjes por pa mundur ta ndihmojë futbollistin nga Kosova. Harbuzi ishte pjesë e gjigantit holandez Feyeenoord, si dhe skuadrave të tjera si Genclerberligi, Manisaspor, Malmo e Syrianska.

Së fundmi pejani ka qenë pjesë e futbollit të Malajzisë ku u aktivizua me klubin Melaka United.Gjatë karrierës së tij, Harbuzi ka luajtur edhe për grupmoshat e Suedisë. /Insport.com