Ndërron jetë nga Covid-19 dramaturgu me famë botërore

Ndërron jetë nga Covid-19 dramaturgu me famë botërore

Edhe një emër i njohur u shua nga koronavirusi.

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi, dramatugu, Terrence McNally, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë konfirmoj këtë lajm tronditës që Terrence McNally ka vdekur në një spital në Florida”, tha agjenti Matt Polk.

”Terrence McNally, dramaturg që fitoi katër çmime ”Tony Awards” vuante nga kanceri i mushkërive”, shtoi ai.

Veprat e tij më të famshme përfshijnë “Master Class”, “Kiss of the Spider Woman” dhe “Ragtime”.

Homoseksual i deklaruar, ai ka shkruar veçanërisht për homofobinë dhe SIDA-n.
Në fillim të viteve 2000, vepra e tij “Corpus Christi”, shkaktoi skandal pasi përfaqësonte një Krisht homoseksual, i joshur nga Juda.

“Bota ka nevojë për artistë më shumë se kurrë për të na kujtuar se çfarë janë e vërteta, bukuria dhe mirësia”, tha ai në vitin 2019, pas marrjes së një çmimi për karrierën.

A do të paguhen apo jo aktorët gjatë kësaj periudhe të karantines, na flet Adrian Morina