Ndërron jetë piktori dhe skenografi i njohur shqiptar

Ndërron jetë piktori dhe skenografi i njohur shqiptar
Burimi i fotografisë: Robert Aliaj Dragot/Facebook

Me anë të një postimi në Facebook, artisti Robert Aliaj sot ndau lajmin se vëllai i tij, piktori dhe skenografi, Rexhep Aliaj ka ndërruar jetë.

Duke mos ndarë shkakun e vdekjes, ai shkroi disa fjali të ndjera për të vëllain që iku nga jeta.

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?”, shkruan ai duke ndarë edhe disa fotografi të Rexhepit.

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.
Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.
Per…

Posted by Robert Aliaj Dragot on Wednesday, January 13, 2021

 

Pas një viti stazh në opera, Rexhepi kaloi në televizion ku punoi për 22 vjet në Radio Televizionin Shqiptar.

Aty pati një krijimtari të jashtëzakonshme. Si i vetmi piktor ai u përkujdes për skenografinë e 16 edicioneve të “Festivalit të Këngës” në RTSH.

Është piktor filmash artistikë dhe serialë. Mes tyre duhet përmendur “Agimet e stinës së madhe”, që ishte me pesë seri dhe “Duke gdhirë viti ’45”. Aliaj kujdesej edhe për skenografinë e teatrove.

Në vitin 1991 ai u largua për në Athinë ku qëndroi për vite të tëra duke ushtruar profesionin e tij si piktor. Vepra e tij “Kthimi i Odisesë” me temë greke qëndron e varur në Galerinë e Arteve Kombëtare në Greqi. /Insajderi.com