Ndërron ngjyrën e lëkurës së saj- 22 vjeçarja përballet me diçka të papritur

Ndërron ngjyrën e lëkurës së saj- 22 vjeçarja përballet me diçka të papritur

Hannah Tittensor, 22 vjeçarja nga Belfast zbuloi dashurinë e saj për të pasur një lëkurë më ngjyrë pasi kishte qenë në pushime në  Turqi në 2015, shkruan Insajderi.

Që nga atëherë studentja ka vazhduar me rrezitjen në diell, por ngjyra e saj nuk është vetëm rezultat i rrezeve të diellit.

Ajo gjithashtu ka filluar të përdor injeksione për rrezitje të një substance të quajtur Melanotan, e cila ndihmon përdoruesit të rrezitet më shpejt dritën e diellit.

“Disa njerëz më kanë akuzuar se po përpiqem të dukem si një grua e zezë. Unë nuk po përpiqem ta bëj aspak, ashtu si mënyra se si lëkura ime duket e shëndetshme dhe me ngjyra të ndezura. Disa vajza nuk mund të jetojnë pa i rregulluar thonjtët apo flokët e tyre, mua më pëlqen rrezitja.”- ka thënë Hannah.

Ndërsa Hannah pranoi se ka arritur kulmin, ajo ka këmbëngulur që kjo është  pjesë e një tendence në rritje të rrezitjes në Belfast, ku shumë persona përdorin ilaçin ilegal për nxirje.

Hannah rregullisht përdor rrjetet sociale për të ndarë momente të jetës së saj.

Por pas ngarkimit të fotografive të  saj në pushimin e 2015 në Turqi ,kur ajo zbuloi lëkurën e saj ultra të errët për herë të parë , filloi të merrte mesazhe urrejtjeje dhe abuzime online.

Abuzimet dhe komentet negative u rritën më shumë kur ajo filloi  të ndërrojë edhe stilin e saj, duke e përvetësuar atë amerikano-afrikan.

“Unë nuk jam raciste fare. Unë jam vetëm një vajzë e bardhë e cila pëlqen të jetë e tepër e nxirë”- ka thënë ajo.

Substanca e cila injektohet në lëkurë është krijuar në një laborator dhe rrit nivelet e një pigmentit natyral në lëkurën e quajtur melanin, që i përgjigjet dritës së diellit dhe shkakton nxirjen në lëkurë, flokë dhe sy më të errët.

Përkundër rreziqeve shëndetësore që mund te sjell ky injeksion apo rrezitja e tepër, Hannah thotë se nuk do të ndalet ende./Insajderi.com