fbpx

Ndërtimi më i ri i NASA-s do të reduktoj numrin e astronautëve në hapësirë

Ndërtimi më i ri i NASA-s do të reduktoj numrin e astronautëve në hapësirë

NASA  është duke investuar në robot të cilët largojnë peshën e rëndë të metaleve dhe në vend të kësaj lundrojnë më shpejtë duke i mbushur dhe zbrazur qeset me ajër, shkruan Insajderi.

Shkencëtarët nga universiteti Brigham Young janë mbledhur për të krijuar robotin e parë pneumatik të mbushur me ajër të quajtur King Louie.

Ky robot pritet ti sjell një përfitim shumë të madh NASA-s në misionet hapësinore.

Robotët e tillë mund të shërbejnë si një alternative e lehtë dhe më efikase në krahasim me robotët metalik.

Por ka edhe disa probleme që shoqërohen me këtë zbulim.

Këta robot mund të çorientohen lehtë sa herë që ata shfryhen dhe fryhen përsëri.

Kjo mund të shkaktoj problem në programimin e robotit, por shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për ta kontrolluar robotin pavarësisht sa lartë apo sa larg mund të shkoj pas fryrjes së tij.

King Louie nuk është ende gati për lansim, por ai do të dal në hapësirë për të ndihmuar astronautët  kur shkencëtarët do të mund të kenë kontroll të plotë mbi të./Insajderi.com