fbpx

Ndërtohet autostrada Nish-Merdarë, Serbia siguron mjete nga BIE

U nënshkruar kontrata financiare për ndërtimin e autostradës E-80 nga Nishi deri në Merdarë në vlerë prej 100 milionë euro.

Ndërtohet autostrada Nish-Merdarë, Serbia siguron mjete nga BIE

Nënshkrimin në dokument kanë vënë ministrja e ndërtimtarisë, transportit dhe infrastrukturës e Serbisë Zorana Mihajlloviq dhe drejtori i sektorit për Itali, Maltë, Slloveni, Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor të Bankës së Investimeve të Evropës (BIE). Miguel Morgado.

Në qeverinë e Serbisë sot është nënshkruar edhe një kontratë mbi grantin investiv në vlerë prej 40,6 milionë euro, të cilin, përveç ministres Mihajlloviq dhe përfaqësuesit të BIE Mogardo, e kanë nënshkruar edhe ministrja serbe për integrime evropiane Jadranka Joksimoviq dhe zëvendës drejtori i “Korridoreve të Serbisë” Dushan Puriq.

Ministrja Mihajlloviq ka paralajmëruar se ndërtimi i pjesës së parë të kësaj autostrade nga Nishi deri në Plloçnik, do të fillojë në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm.

Ajo ka theksuar se autostrada Nish-Merdarë nuk është e rëndësishme vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për aspektin politik, sepse tregon interesin dhe dëshirën e Serbisë që të arrihet deri në zgjedhje me kompromis.

Sipas saj, kjo autostradë do të ndërtohet gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Komisionarja e Komisionit Evropian për transport Violeta Bulc ka thënë se ndërtimi i autostradës Nish-Merdarë është e rëndësishme për lidhjen e rajonit, duke shtuar se lidhja do të thotë paqe dhe shpresë./Insajderi.com.