UEFA ka njoftuar se ditën e martë do të ketë një mbledhje me 55 federatat evropiane, për riorganizimin në futbollin europian, pas ‘rrëmujës’ së shkaktuar nga koronavirusi.
Janë 3 pika kryesore që do të diskutohen: shtyrja e mundshme e Evropianit, përfundimi i kompeticioneve evropiane dhe kriteret për kualifikimin në Champions dhe Europa Ligë për sezonin e ardhshëm.
Në gjendjen e tanishme, skenari më i mundshëm dhe më i zbatueshëm është që EURO 2020 do të shtyhet për në vitin 2021 në verë, për t’i lënë kohën çdo kampionati të përfundojë deri në fund të qershorit.
Gjithashtu UEFA ka marrë shumë propozime, teksa mbështet edhe formulën që titullin ta marrë skuadra që ka qenë në krye të klasifikimit deri në momentin e pezullimit të kampionatit.
Në këtë rast, edhe renditja për kualifikimin në garat evropiane do të konsiderohej bazuar në kohën e ndalimit në kampionat, ndërsa federata ndërkombëtare.
Në fakt, ekziston vetëm një precedent, UEFA në vitin 1999 vendosi t’i japë titullin Partizanit të Beogradit, i cili ishte udhëheqësi i kampionatit kur u pezullua dhjetë ditë nga fundi për shkak të shpërthimit të luftës ballkanike.