Ndeshja e së enjtes, Shala: është me rëndësi të fitojmë

Ndeshja e së enjtes, Shala: është me rëndësi të fitojmë

Kosova gjatë ditës së martë, ka bërë stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri”, para se të mërkurën të niset për Shkup, për t’u përballur ditën e enjte me Maqedoninë e Veriut, për ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kombeve në ligën D. Ndërsa, pas stërvitjes, në një konferencë për media, ka folur mesfushori kosovar që aktivizohet në Norvegji te Valerenga, Herolind Shala, njofton Insajderi.

Mesfushori 28 vjeçar, ka thënë se “është një ndeshje e rëndësishme për ne, për kombëtaren dhe krejt shtetin, dhe se është e rëndësishme të shënojm fitore dhe të shkojm në raundin tjetër, në finale”.

Ndërsa, kur u pyet për Maqedoninë e Veriut dhe lojtarët e tyre, Shala tha “është një ekip me shumë cilësi, me lojtar të rinjë dhe me shumë kualitet dhe eksperiencë” foli mesfushori kosovar.

Në fund Shala tha “na duhet më shumë përkrahje dhe sa më shumë pozitivitet dhe se së bashku do t’ia dalim”, përfundoi mesfushori. /Insajderi.com