Ndeshja në mes Maqedonisë dhe Kosovës do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie

Ndeshja në mes Maqedonisë dhe Kosovës do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie

Sonte, duke filluar nga ora 20:45, do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur në mes Maqedonisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet në Evropianin 2021, njofton Insajderi.

Raportimet nga Shkupi tregojnë se është vënë një perimetër prej 1 kilometër katrorë rreth stadiumit dhe i gjithë qyteti, është i stërmbushur me forca policore, ani pse kjo ndeshje do të zhvillohet pa tifozë.

Autoritetet maqedonase mendojnë se rivaliteti në mes shteteve mund të zhvendoset në rrugë, marrë parasysh edhe gjendjen e brishtë politike në mes të shqiptarëve dhe maqedonve në shtetin fqinj./Insajderi.com.