Ndeshja që mund të jetë “kurbani” i Contes

Ndeshja që mund të jetë “kurbani” i Contes

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, mund të shkarkohet nga detyra nëse humb ndaj Manchester United të dielën, pas ftohjeve të marrëdhënieve me pronarin Roman Abramovich.

 

The Times shkruan se një humbje ndaj rivalit për titull të Premier Ligës, që do të thoshte se Chelsea thellohet 12 pikë larg kreut të tabelës, do ta lerë Conten në një pozitë shumë të palakmueshme.

Ndërkohë, Marca sugjeron se marrëdhëniet mes Conte dhe Abramovich janë prishur krejtësisht pas humbjes ndaj Romës në mes javë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Conte dhe ekipi i Chelsea, të cilët e fituan Premier Ligën vitin e kaluar, janë vëzhguar në seancë stërvitore këtë javë nga miliarderi rus.