
Një aksident mes një veture dhe një motoçikletë ka ndodhur në qytetin e Pejës, më ç’rast një person ka marrë lëndime të rënda, njofton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi I Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
Në njoftimin e policisë për Gazetën Online Insajderi thuhet që ndeshja ka ndodhur ne rrugën “Lidhja e Pejës”, në orën 20:10, ku si pasojë një person është lënduar rëndë.
I lënduar është dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 20:10 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Për shkak të gjendjes është transferuar për në QKUK”.