Ndeshjet e ditës së dytë të Kampionatit Evropian

Ndeshjet e ditës së dytë të Kampionatit Evropian

Ndeshja e parë e Kampionatit Evropian të futbollit midis Turqisë dhe Italisë, përfundoi me rezultatin 0-3.

Dita e dytë e futbollit Evropian vjen me tri sfidat e radhës.

Një ndeshje do të luhet në Grupin A, Uells – Zvicër dhe dy ndeshje në Grupin B, Danimark – Finland dhe Belgjikë – Rusi.

Ndeshja që do të hap ditën e shtunë në Evropian do të jetë ajo midis Uellsit dhe Zvicrës. Takimi do të luhet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, në “Olympic Stadium”, duke filluar nga ora 15:00 (17:00 me orën lokale).

Ndeshja e dytë e ditës së shtunë në Euro 2020 do të jetë ajo midis Danimarkës dhe Finlandës. Sfida do të luhet në “Parken Stadium”, që ndodhet në kryeqytetin danez, Kopenhagen. Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00.

Takimi i fundit i ditës së shtunë në Euro 2020 do të jetë ajo mes Belgjikës dhe Rusisë. Ndeshja do të luhet në Shën Petersburg të Rusisë, në stadiumin e Zenitit “Krestovsky Stadium”, duke filluar nga ora 21:00 (22:00 me orën lokale).