Trajneri shqiptar Xhengiz Rexhepi ka nisur një aventurë të re me Dukagjinin, ku ka marrë edhe përshtypjet e para.
Gjithashtu ai është edhe ndihmës-trajner te Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, derisa ka komentuar edhe Kosovën.
Në mes të tjerash, ai shpreson të mos përballet me Kombëtaren e Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dashtë Zoti që Kosova të arrijë rezultate dhe të kualifikohet në Evropian pa u përballur me ne”, tha Rexhepi në ’90 Plus’.
“Ne si staf teknik nuk e bisedojmë ndeshjen me Kosovën”, vlerësoi Rexhepi.
Rexhepi me Dukagjinin e Klinës barazoi në xhiron e parë të sezonit të ri në Superligë, në ndeshjen me Ballkanin.
