Ndiqni LIVE çerekfinalen e Distria Krasniqit

Ndiqni LIVE çerekfinalen e Distria Krasniqit

Dy xhudistet kosovare që garojnë sot në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Tel Aviv, Distria Krasniqi në -52kg dhe Nora Gjakova në -57kg janë plasuar ndër tetë më të mirat në kategoritë e tyre të peshave.

Këto dy xhudiste për pak minuta d të dalin sërish në tatami për të zhviluar sfidat e fundit të programit të paradites, gjegjësisht çerekfinalet e tyre.

 Në çerekfinale Krasniqi do të përballet me hungarezen Reka Pupp. Krasniqi me këtë xhudiste është përballur një herë, në Sankt Peterburg, vitin e kaluar dhe ka shënuar fitore.
Linkun për të parë drejtpërdrejt çerekfinalen e Distrisë, e ka publikuar Insporti.