Rojet bregdetare arritën të konfiskojnë rreth 1.000 kilogram drogë, vlera e të cilës në treg sillet rreth 30 milionë dollarë.

Rojet bregdetare amerikane e kanë ndjekur një motoskaf me drogë, ndërsa kontrabandistët në ndërkohë i gjuanin paketat e kokainës në det.
Janë publikuar xhirimet e Agjencisë Federale për Mbrojtje të Kufirit të SHBA në të cilat shihet se si kontrabandistët me nguti i gjuajnë paketat e kokainës nga motoskafi në det dhe fotografitë e motoskafit të policisë i cili i arrin kontrabandistët në detin e hapur.
Rojet bregdetare sivjet kanë konfiskuar më tepër se 100.000 kilogramë kokainë dhe kanë arrestuar më shumë se 400 të dyshuar për kontrabandë me drogë./Insajderi.com.