Ndodh vetëm në veri të Kosovës: Kamioni i merimangës pa regjistrim prej vitit 2014

Ndodh vetëm në veri të Kosovës: Kamioni i merimangës pa regjistrim prej vitit 2014

Situatën e brishtë në veri të Kosovës e dëshmon një fakt i çuditshëm i një “merimange” në Mitrovicë të Veriut, i cili nuk ka regjistrim tash e gjashtë vite.

Kamioni i cili mënjanon veturat e ndaluara në vende të ndaluara në Mitrovicën e Veriut është i paregjistruar që prej vitit 2014.

Siç raportojnë mediet serbe, të martën e 28 janarit merimanga në Mitrovicën e Veriut e ngarkoi një veturë të tipit “Audi”, e cila ndoshta ishte i parkuar në mënyrë të gabuar, dhe e çoi atë në bazën e saj, shkruan Insajderi.

Mirëpo, në anën tjetër, merimanga e cila e mënjanoi këtë “Audi” nga vendparkimi i ndaluar, ka një problem edhe më të madh sesa vetura “Audi” të cilën e ngarkoi.

Ajo është regjistruar për herë të fundit në vitin 2014 dhe posedon tabela të regjistrimit të Beogradit, kryeqytetit të Serbisë.