fbpx

Ndodhi për herë të parë, Ukë Rugova nuk kishte ftesë për një ceremoni të rëndësishme shtetërore

Ndodhi për herë të parë, Ukë Rugova nuk kishte ftesë për një ceremoni të rëndësishme shtetërore

Në ceremoninë shtetërore e cila i mbajt dje për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s, mungoi familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ndonëse dihen lidhjet e qeveritarëve me anëtarin e familjes Rugova, Ukë Rugova, për herë të parë ai nuk pati një ftesë zyrtare në këtë ceremoni të rëndësishme shtetërore.

Pas 20-viteve, familja e tij u detyrua ta shikojë ceremoninë e çlirimit nga ekranet televizive, gjersa në karriget e para kishte vend edhe për njerëz që s’i kanë sjellur dobi Kosovës, ndoshta dëm po, shkruan Indeksonline.

E familja Rugova përveç qw nuk ishte ftuar nw kwtw ceremoni, kontributi i ish-presidentit Rugova nuk u përmend nga liderwt shtetwor, as nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe as nga Kryetari i Kuvendit tw Kosovws, Kadri Veseli.

Ishte Ramush Haradinaj i vetmi që nuk harroj meritat e Rugovës ,duke përmendur rezistencën paqësore të ish-presidentit.

Në ceremoninë e djeshme për përvjetorin e çlirimit në Kosovë u rikthyen tre personalitet që kontribuuan në çlirimin e vendit, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Wesley Clark.